Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll

begja pacolliTë dashur miq, që në fëmijëri, gjyshi im më pat udhëzuar në jetë duke më thënë “Të lutem Behgjet, krijoje të ardhmen [perspektivën] për veten dhe ndihmoju të tjerëve që kanë nevojë. Ndihma ndaj personave në nevojë është gjëja më e shenjtë që mund të bëhet në jetë!” - Ky udhëzim më ka përcjellë si moto tërë jetën dhe do të mundohem ta jetësoj ditë për ditë përmes Fondacionit Behgjet Pacolli.

Fondacioni Behgjet Pacolli do të vazhdojë ta tregojë frymën humanitare dhe shpirtin e mirësisë në të gjitha aktivitetet e veta, duke e pasur qytetarin gjithmonë në qendër të veprimit. Kjo mbështetje e përkrahje do të arrihet në segmente dhe forma të ndryshme, si përmes:

  • luftimit të varfërisë ekstreme
  • ofrimit të mundësive për qasje në një sistem shëndetësor cilësor, ku pacienti nuk do të shihet si klient fitimprurës
  • mbështetjes aktive të grupeve të traumatizuara dhe të margjinalizuara
  • mbështetjes së të moshuarve, përmes krijimit të strukturave për përkujdesje fizike, emocionale dhe psikologjike ndaj të moshuarve
  • mbështetjes së fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme
  • mbështetjes së trashëgimisë kulturore
  • platformës edukativo-arsimore, duke ofruar një edukim bazik dhe profesional të mirë e cilësorë, me qasje të barabartë për secilin
  • platformës arsimore-shkencore, ofruar nga Instituti për Zhvillimin e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, duke përfshirë edhe HTL-në
  • platformës së karrierës dhe punësimit
  • etj.

Unë besoj që këta pilarë veprimi krijojnë bazamentin  e humanizmit, mbështetjes altruiste dhe mirëqenies sociale. Pa edukim dhe shëndetësi të mirëfilltë, nuk ka perspektivë për askënd në vendin tonë. Kur këto mungojnë, si rrjedhojë vjen varfëria ekstreme. Fondacioni Behgjet Pacolli fokusohet në këta pilarë, në mënyrë që ndikimi dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve të jetë i madh në Kosovë.

Unë personalisht dua t’i qëndroj afër secilit qytetar që ka nevojë për mbështetje përmes fondacionit tim. Dua t’i ndihmoj familjet e atyre që sakrifikuan shumë për lirinë që sot e shijojmë. Dua t’i ndihmoj organizatat e ndryshme, që së bashku të hapim mundësi për zgjidhjen e shumë problemeve të familjeve të pa strehë. Dua të ndihmoj fermerë e punëtorë që të sigurojnë ushqimin për familjet dhe të afërmit e tyre. Dua të ndihmoj shkolla dhe universitete që ofrojnë studime të avancuara për ata që duan të shkollohen, por që nuk kanë mundësi. Dua të jem aty ku ju keni nevojë më së shumti. Të nderuar miq, synimi i Fondacionit Behgjet Pacolli është të ndihmojë vendin, për të cilin kemi sakrifikuar aq shumë që ta kemi e ta ndërtojmë. Këtë gjë është e vështirë ta realizoj i vetëm, prandaj ju ftoj të gjithëve që të punojmë bashkërisht rreth këtij qëllimi - përmirësimit të gjendjes sociale, arsimore, shëndetësore dhe gjendjes së punësimit në vend.

Nëse jeni person fizik dhe dëshironi ta kontribuoni kohën tuaj për këto qëllime fisnike, apo nëse jeni person juridik dhe dëshironi të kontribuoni me mjete financiare, ju mund të jeni pjesë e fondacionit që së bashku të përmirësojmë jetën e shumë bashkëqytetarëve në nevojë, në mënyrë që edhe ata të jetojnë të shëndetshëm dhe të integrohen më së miri në të gjitha strukturat e vendit.

BËHU VULLNETAR

Informacionet e kërkuara janë të domosdoshme