Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll
13652334_275608462807649_1183795634_n-465x480

Vana Jerliu-Ramadani: Falenderim Presidentit të ‘Fondacionit Behgjet Pacolli’

Organizatorja e programit të ‘Fondacionit Behgjet Pacolli’, Vana Jerliu-Ramadani nëpërmjet një posti në rrjetin social facebook ka falënderuar presidentin e AKR-së Behgjet Pacollin për ndihmat që ai së bashku me fondacionin e tij u dërguan njerëzve të varfër gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ajo në këtë falenderim thotë se Dy gjera të mrekullueshme kanë ndodhur gjatë këtij misioni.

“U është ofruar ndihmë shumë familjeve dhe keni prekur zemrat e shume njerëzve me bujarinë tuaj, njëherazi mua më keni dhënë mundësinë t`i shërbej popullatës sime, gjë që ka qenë ëndërr e kahershme për mua”, ka shkruar ajo.

Falenderimi i saj i plotë:

FALENDERIM PRESIDENTIT TË FONDACIONIT BEHGJET PACOLLI
I nderuar zotëri Behgjet Pacolli
Duke qenë pjesë e misionit të madh në ndihmë të njerëzve të varfër, me të cilët bashkëjetova për disa ditë të muajit të bamirësisë, dëshiroj të ju falënderoj për përkushtimin tuaj, vëmendjen tuaj, gatishmërinë tuaj për ta ndihmuar këtë popull.
Mirësia që ju treguat gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit duke ndihmuar mijëra familje në nevojë, duhet të jetë frymëzim për të gjithë ne që të shtrijmë duart drejt tyre dhe t`i ndihmojmë derisa gjenden në këso periudhash të vështira për jetën e tyre.
Miliona kanë edhe të tjerët në Kosovë, por shpirti i tyre është tepër i ngushtë. Ata nuk e shikojnë këtë popull përmes zemrës, nuk e shohin veten pjesë të tij.
Si organizatore e këtij misioni mu dha mundësia të shoh se si ju i trajtoni të gjithë njerëzit me respekt dhe dashamirësi, pa marr parasysh se çfarë është situata. Kurrë nuk duhet harruar se sa e vështirë mund të jetë për njerëzit që gjenden në situatë ku nevojitet ndihmë, andaj ndihmën që ju ofruat, tregon se ende ka njerëz që kanë zemër, kanë respekt dhe ofrojnë përkrahje për të tjerët.
Dy gjera të mrekullueshme kanë ndodhur gjatë këtij misioni: u është ofruar ndihmë shumë familjeve dhe keni prekur zemrat e shume njerëzve me bujarinë tuaj, njëherazi mua më keni dhënë mundësinë t`i shërbej popullatës sime, gjë që ka qenë ëndërr e kahershme për mua.
Duke ndihmuar të tjerët, krijova një lidhje shpirtërore me njerëzit në nevojë, gjë që ishte e pamundur t`i tejkaloj vuajtjet e tyre të shumta. Sadopak u mundova të ndaj dhimbjen me ta dhe gjatë atyre ditëve që isha në mesin e tyre u mundova të jemi të gjithë të barabartë, të dukemi të gjithë njësoj, të kemi një durim në ato ditë me vapë të madhe, edhe pse unë isha koordinatorja e këtij projekti, asnjëherë nuk harrova t`ua përkujtoj atyre se unë isha aty në shërbim të tyre. Isha njëra prej atyre njerëzve.

Finesa Berisha