Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll

Fondacioni Behgjet Pacolli është një organizëm jo qeveritar, jo fitimprurës dhe i pavarur, dhe është i përkushtuar në realizimin e disa qëllimeve siç janë:

 

  1. Të vlerësojmë, të përcaktojmë dhe implementojmë, metodat bashkëkohore në funksion të fëmijëve në nevojë si dhe tu vijmë në ndihmë familjeve të tyre. Kjo për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve, të cilët janë e ardhmja jonë dhe e vendit tonë.
  2. Të mbështesë financiarisht fëmijë dhe të rritur të sëmurë me diagnoza të vështira dhe të pamundura financiarisht, për ndërhyrje më të specializuara jashtë vendit si dhe blerjen e medikamenteve.
  3. Të mbështesë, zgjidhë dhe lehtësojë problemet sociale të kategorive më të brishta të shoqërisë siç janë fëmijët, familjet në vështirësi ekonomike dhe të moshuarit duke ju ardhur në ndihmë me mjete financiare dhe materiale (ushqime dhe veshmbathje). Ndihma përfshin fëmijët më aftësi të kufizuara, të strehuarit pranë shtëpive të fëmijëve, invalidët e luftës, familjet e veteranëve, të moshuarit pranë azileve si dhe shumë kategori të tjera.
  4. Të mundësojë apo kontribuojë në mbështetjen me bursa studimi falas të fëmijëve,nxënësve apo studentëve jetim, atyre të policëve të vrarë, atyre të veteranëve të luftës, atyre të dëshmorëve apo fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në vështirësi ekonomike. Të lehtësojë procesin arsimor dhe atë mësimor, nëpërmjet pajisjes me komplete librash shkollore, pajisjes me libra jashtëshkollore për biblioteka, pajisjen e kabineteve dhe laboratorëve me mjete e nevojshme, renovimin apo ndërtimin e infrastrukturës arsimore etj.
  5. Të mbështesë dhe të ndihmojë financiarisht infrastrukturën shëndetësore duke bërë renovimin apo ndërtimin e spitaleve dhe objekteve të tjera shëndetësore.
  6. Të mbështesë dhe të ndihmojë financiarisht fushën e kulturës si dhe objektet e rëndësishme të trashëgimisë.

 
Ne besojmë shumë se duke punuar së bashku do të ndihmojmë dhe kontribuojmë në të gjitha fushat e cekura më lartë dhe se duke punuar së bashku do të mund të arrijmë qëllimet e fondacionit dhe t’i japim një përgjigje zërit të hidhur të shumë nënave dhe ëndrrës së shumë familjeve që duan ti shohin një ditë fëmijët e shëndetshëm, të arsimuar, të integruar e të denjë për vete dhe shoqërinë.