Qëllimi do të arrihet përmes mbështetjes, do të arrihet në segmente të ndryshme, si: luftimi i varfërisë ekstreme, ofrimi i qasjes më të madhe në një sistem shëndetësor cilësor, mbështetje për të traumatizuarit dhe të margjinalizuarit; mbështetje për të moshuarit nëpërmjet strukturave për kujdesin fizik, emocional dhe psikologjik; trajtim të të moshuarve viktima të dhunës; mbështetja të fëmijëve me talent të veçantë përmes platformës arsimore; ruajtje të sistemit arsimor të trashëgimisë kulturore.
Besoj se këto veprime krijojnë themelin e humanizmit, mbështetjes altruiste dhe mirëqenies sociale. Pa arsimin dhe kujdesin e duhur shëndetësor nuk ka perspektivë për askënd në vendin tonë. Fondacioni “Behgjet Pacolli” është ndërtuar mbi këto shtylla, për të ndikuar dhe rritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve në Kosovë.
• Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmon familjet e atyre që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.
• Fondacioni ndihmon organizata të ndryshme që bashkërisht të hapin mundësinë për zgjidhjen e shumë problemeve të familjeve të pastreha.
• Fermerët dhe punëtorët që të sigurojnë ushqim për familjet dhe të afërmit e tyre.
• Fondacioni do të vazhdoj të ndihmoj shkollat dhe universitetet që ofrojnë studime të avancuara për ata që duan të arsimohen, por që nuk kanë mundësi.
• Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aty ku shfaqen nevojat më të medha për të ndihmuar.
Të dashur miq,
Qëllimi i Fondacionit “Behgjet Pacolli” është të ndihmojë qytetarët e Kosovës që kanë sakrifikuar aq shumë për lirinë dhe rindërtimin e saj. Është e vështirë të veprosh vetëm dhe ftoj të gjithëve të punojmë së bashku drejt këtij qëllimi, për përmirësimin e gjendjes së edukimit social, të shëndetësisë dhe të punësimit.
Nëse jeni një person me zemër dhe dëshironi t’ua kushtoni kohën tuaj këtyre qëllimeve fisnike, ose nëse jeni një person bujar dhe dëshironi të kontribuoni financiarisht, mund të bëheni pjesë e Fondacionit. Së bashku do të përmirësojmë jetën e shumë qytetarëve në nevojë në mënyrë që ata të jetojnë të shëndetshëm dhe të integruar në Republiken e Kosovës.
Ju falënderoj përzemërsisht,
Behgjet Pacolli