Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll
lirimi piloti berisha

Lirimi i pilotit James Berisha

Pas angazhimeve të vazhdueshme, themeluesi i fondacionit, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht lirimin e pilotit shqiptaro amerikan, z.James Berisha, që gjendej i paraburgosur në shtetin e Eritresë.

Aktualisht z. Pacolli bashkë me pilotin Berisha, gjenden në udhëtim e sipër nga kryeqyteti i Eritresë, Asmara për në Stamboll, ku edhe do të kalojnë natën, ndërsa nesër(e enjte), ata do të arrijnë në Prishtinë.

Z. Pacolli është angazhuar intensivisht për lirimin e pilotit shqiptaro amerikan, i cili ka qenë duke u angazhuar në misionin e tij lobues ’’Flying For Kosovo’’, që nga dita e humbjes së kontakteve, me 15 gusht 2011.

Gjatë kësaj periudhe, zoti Pacolli është takuar disa herë, me zyrtarë të lartë të shtetit të Eritresë, duke përfshirë këtu edhe një takim në Nju Jork me presidentin e këtij shteti.

Zoti Pacolli, falënderon të gjithë zyrtarët e shtetit të Eritresë që kontribuuan në lirimin e zotit Berisha.

Zoti Pacolli realizoi edhe premtimin e dhënë për nënën e zoti James Berisha, se nuk do të ndalet deri sa djali i saj të ishte i lirë dhe drejtësia të triumfonte.

valon