Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll
bahtiri falenderon fbp

KRYETARI BAHTIRI FALËNDERON FONDACIONIN “BEHGJET PACOLLI”

Kryetari I Komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar Fonacionin “Behgjet Pacolli”, që me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ka marrë vendim për të ndihmuar 700 familje skamnore nga komuna e Mitrovicës.

13592207_1816276615268916_2466482507198149970_n (1) - CopyFondacioni “Behxhet Pacolli” vazhdimisht ka treguar interesim për të ndihmuar komunën e Mitrovicës. Ky fondacion edhe me rastin e festës së  Fitër Bajramit, ka ndihmuar me pako me gjëra të ndryshme ushqimore 700 familje me gjendje të rëndë ekonomike, andaj, për këtë veprim human, unë, në emër timin personal dhe të qytetarëve të Mitrovicës,  falënderoj shumë fondacionin dhe sidomos themeluesin e tij, Behxhet Pacolli”.

Kryetari Bahtiri thotë, në vazhdim, se kjo ndihmë është tejet e mirëseardhur për qytetarët e Mitrovicës, të cilët aktualisht janë në gjendje më të rëndë ekonomiko-sociale se kurrë më parë, për shkak të problemeve të shumta që ka komuna, të cilat fatmirësisht nuk i kanë komunat tjera të vendit.

“Falë kësaj ndihme, familjet me gjendje më të rëndë ekonomike, do të kenë mundësi që, duke e shënuar festën e bekuar të  Fitër  Bajramit, të gëzojnë familjarët e tyre, të cilët në shumë raste nuk e kanë pasur këtë mundësi”, thotë kryetari Bahtiri. Njofton Zyra për Informim i KK, Mitrovicë.

valon