Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll
viber image 1

Fondi për Rindërtimin e Kosovës

Organizimi i konferencës ndërkombëtare për themelimin e “Fondit për Rindërtimin e Kosovës” (FORK, Foundation for Reconstrucion of Kosovo).

Duke pasur për bazë shkatërrimet e luftës së fundit në Kosovë dhe ndryshimi radikal i qeverisjes nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut të lirë, kishte arsye për frikë potenciale që drejtimi i ekonomisë së shtetit të pavarur të Kosovës do të marrë një kahje të gabuar. Kjo ishte arsyeja kryesore pse fondacioni Behgjet Pacolli, menjëherë organizoi dërgimin e një grupi inxhinierësh në Kosovë që të verifikojnë gjendjen nëpër organizatat ekonomike të Kosovës. Mbas një punë të mundimshme, për dy (2) muaj, ky grup inxhinierë konstatoi, po thuajse në të gjitha organizatat punuese situatën aktuale, dha mendimet dhe sugjerimet me shkrim, në formë të studiuar çka dhe sa nevojitet për ti ri-funksionalizuar fabrikat gjegjësisht ndërmarrjet prodhuese dhe shërbyese nëpër Kosovë. Ky grup inxhinierësh konstatoi se me një investim të 16 milion dollarëve do të vazhdonin punën pothuajse të gjitha fabrikat në Kosovë pa kalkuluar Trepçën dhe KEK-un. Kjo ishte dhe arsyeja që fondacioni të fton në një konferencë tri ditore në Lugano të Zvicrës, ku do të merrnin pjesë personat kyç të Qeverisë së përkohshme të asaj kohe dhe investitorë potencial që do të shprehnin interesim për investime nëpër fabrikat (pothuajse në atë kohë funksionale nëpër Kosovë). Në fakt është organizuar transporti me avion privat i përfaqësuesve të atëhershëm institucional të Kosovës (Jakup Krasniqi, Ahmet Shala, e të tjerë) dhe pjesëmarrja e tyre në këtë konferencë.

Fokusi i i gjithë kësaj ishte që të krijohet një fondacion shtetëror që do të organizonte dhe mbikëqyrte, në mënyrë profesionale trajtimin e objekteve ekonomike, ri-lëshimin në punë të tyre, vlerësimin e tyre me vlera reale dhe të përgatiste çdo gjë (ekonomikisht) për të filluar procesin e transformimit të tyre në ekonomi të tregut të lirë. Për këtë mbas konferencës u nënshkrua një memorandum i mirëkuptimit në shtesë të së cilit fondacionit me specialistë të shquar botëror përgatiti dhe mënyrën e procedimit.

Sipas këtij procedimi, qëllim kryesor do të ishte jo shitja e menjëhershme e pronave (ashtu siç vepruan më vonë) por rimëkëmbja dhe dorëzimi i tyre tek njerëzit adekuat që garantonin se kanë mjete për t’i rimëkëmbur ato dhe të vazhdojnë punën. Në momentin e transferimit të ndërmarrjeve në duart e privatëve fondacioni FORK do të sigurohej se personi që pranon një objekt ekonomik në mirëbesim të ketë minimum vlerën monetare për garantuar investimet fillestare dhe mjetet për fillimin e punës si dhe angazhimin e punëtorëve të nevojshëm për atë objekt ekonomik. Fondacioni do të përkujdesej që të mbështeste operatorët ekonomik deri tek forcimi i tyre dhe në moment kur ata krijojnë të hyra t’u kërkohej pagesa me këste për disa vite pa kamatë që të paguajnë për ato.

Sipas llogaritjeve të asaj kohe Kosova kishte shumë njerëz profesionist të interesuar për këtë ndërmarrësi (si profesionalisht ashtu edhe ekonomikisht) çka do të thotë që sot të gjitha fabrikat do të ishin në funksion (pse jo edhe me programe tjera prodhuese në krahasim me atë të mëparshëm), punëtorët do të punonin dhe dal ngadalë çoftë shteti apo ndonjë agjension i formuar në atë kohë do të përfitonte nga çmimi bazë i këtyre objekteve.

Kjo do të thotë se paratë që ju grabitën qytetarëve të Kosovës dhe u dërguan nëpër llogari të ndryshme jashtë vendit do të kishin shansin të qarkullojnë brenda Kosovës për shume vite dhe do te ndikonin në një rritje të paparë ekonomike deri më tani në Kosovë.
Fatkeqësisht në Kosovë ndodhi krejtësisht e kundërta, pronat publike u shitën dhe u stërshitën, paratë u tërhoqën nga Kosova dhe në shumicën e rasteve blerësit e këtyre objekteve u kthyen në skamnorë potencial, duke mos pasur mundësi më të investojnë në rimëkëmbjen e objektit të blerë. Nga ana tjetër fituan vetëm disa njerëz që kontrolluan dhe kontrollojnë privatizimin dhe Kosovës e shndërruan në një vend të varur 100% nga importi.

Historia një ditë do të tregojë për gjithë këtë krim dhe dëm që i’u bë Kosovës! Fondacioni për krejt këtë iniciativë pagoi mbi 450 mijë dollarë.

valon