Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll
ndihma te tjera humanitare

Fondacioni shpërndau ndihma për mijëra qytetarë të komunave në Kosovë

Në mënyrë aktive Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndau ndihma për shumë mijëra qytetarë të Komunave (me fshatrat e tyre) të Artanës, Dardanës, Gjilanit dhe Gjakovës si dhe anës së Marecit, Gollakut e Ljabjanit.
Vizituam dhe u përkujdesëm edhe për familjen Osmani (më shumë jetimë) të Llabjanit që ishte temë e medieve ditëve të fundit.
E falënderoj pa masë Zonjën Vana Jerliun e cila që disa javë (ka ardhur nga SHBA), në mënyrë aktive e shumë humane e profesionale është dukë koordinuar shpërndarjen e ndihmave në kombinim me Fondacionin BP, në çdo cep të Kosovës.
Shtruam çdo natë iftare për qytetarë të rëndomtë, paralelisht si në shtëpinë time ashtu edhe në qendra e restorante te qyteteve.
Mbrëmë isha në Prizren ku shtruam dy iftare paralele, një në Restorantin Mulliri , për disa qindra persona (falënderoj pronarin, organizatorët dhe personelin e restorantit)  dhe një me z. Halil Kastratin dhe djemtë e tij, të qendrës “Jetimët e Ballkanit” që mundësojë përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit të bollshëm për 300 persona më mundësi ekonomike të kufizuara.
Në ditët në vijim,më ndihmën e mikut tim Labinot Tahiri, Fondacioni BP shpërndan ndihma për mijëra qytetarë në Komunën e Ferizajt dhe fshatrave të saj.
Po ashtu ne koordinim më komunën e Mitrovicës do të shpërndahen ndihma të bollshme për qytetarët e saj. Në Prishtinë e Podujevë ndihmat do të shpërndahen më ndihmën e bashkëpunëtorëve te mi dhe Zonjës Vana Jerliu të dielën dhe të hënën.
Ju uroj festën e Fitër Bajramit të gjithëve,Zoti i madhërishëm qoftë më ju!

valon