Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll

Fondacioni Behgjet Pacolli është një organizëm jo qeveritar, jo fitimprurës dhe i pavarur, fokusi i punës i së cilit është:

 

  • e ardhmja e fëmijëve, nxënësve, studentëve, familjeve në nevojë, që përballen me kushte të rënda sociale dhe ekonomike;
  • mbështetja për fëmijët dhe të rriturit e sëmurë me diagnoza të vështira e të patrajtueshme në vendin tonë;
  • ngritja e infrastrukturës arsimore si dhe mbështetja e nxënësve dhe studentëve me bursa dhe kontribute të tjera;
  • mbështetja e shtresave sociale në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuara, invalidët, familjet e dëshmorëve, si dhe misionet komunitare që i mbështesin ata;
  • mbështetja e fushave të ndryshme siç janë shëndetësia, kultura dhe objektet e trashëgimisë;

 

Ne besojmë shumë se duke punuar së bashku do të ndihmojmë dhe kontribuojmë në të gjitha fushat e cekura më lartë dhe se duke punuar së bashku do të mund t’i japim një përgjigje zërit të hidhur të shumë nënave dhe ëndrrës së shumë familjeve që duan ti shohin një ditë fëmijët e shëndetshëm, të arsimuar, të integruar e të denjë për vete dhe shoqërinë.