Fondacioni Behgjet Pacolli
  • rr. UÇK (Kompleksi QAFA), nr.231, Prishtinë 10000 KOSOVË
  • +(381) 38 222 123
  • e Hënë-e Shtunë: 08:00-16:00 - e Shtunë,Dielë: Mbyll
largea_11400979_1662975943936547_8896444813733147885_n1434919510

Fëmijët me Sindromën Down, Armina renditet e katërta për kontributin më të madh monetar në Ballon Presidenciale

Armina Mevlani renditet ndër personazhet me kontributin më të madh monetar në Ballon Presidenciale, para këto që shkuan për fëmijët që vuajnë nga Sindroma Down.
Në njoftimin e publikuar nga themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi, Mevlani renditet e katërta në listë për dhurimet e saj, pas Fondacionit “Behgjet Pacollli” dhe biznesmenit të njohur Samir Mane.
Njoftimi i bërë publik nga themeluesja Zaimi:
Më datë 18 Dhjetor 2015, në Ballon Presidenciale Shqiptare 2015, të organizuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave, përfaqësuesit e biznesit dhe personalitetet e ftuara u informuan dhe u ndërgjegjësuan dhe për kauzën e fëmijëve dhe individëve me sindromën Down.
Me dt 2 Shkurt 2015, pranë llogarisë së Fondacionit “Down Syndrome Albania” është derdhur dhe kontributi i fundit i pritur në kuadër të Ballos Presidenciale. Shuma në total e mbledhur nga kjo ballo është 2,666,850 Lekë dhe 23,284 euro. Fondet u mblodhën në formën e dhurimeve, nga shitja e pikturave të piktores 18 vjeçare me sindromën Down nga Bulqiza, Irma Nika (e ftuar speciale ne Ballo bashkë me Emmanuel Joseph Bishop, violinistin me sindromën Down nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili luajti në violinë bashkë me orkestrën e RTSH në ballo, për të përshëndetur të pranishmit), nga shitja e fotove të ekspozitës “Edhe unë jam vepër arti”, një projekt i fotografes Soela Zani, stilistes Lilo Shehu dhe Fondacionit “Down Syndrome Albania” (DSA).
Donatorët e Ballos Presidenciale 2015, të renditur sipas vlerës më të lartë të dhuruar dhe rendit alfabetik brenda të njejtës:
Fondacioni “Behgjet Pacolli”
Samir Mane, Albchrome sh.p.k (Balfin Group)
Alpha Bank Albania
Zj.Armina Mevlani, Delirium Shop
Z.Behar Male, Tirana International Development
Z.Myftar Lymeshi…
/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Finesa Berisha