Universiteti Amerikan

Renovimi i Universitetit Amerikan në Kosovë
Me qëllim të ngritjes së kualitetit në arsimin e lartë të Kosovës, i cili për më shumë se një dekadë ishte i dëmtuar rëndë nga politika diferencuese e Millosheviqit, “Fondacioni Behgjet Pacolli” kontribuoi tërësisht në ngritjen e kampusit universitar të Universitetit Amerikan në Prishtinë. Në ambientet moderne të këtij universiteti edhe sot vazhdojnë të vijojnë mësimin kuadro elitare studentore nga Kosova.
Fondacioni ka kontribuar në renovimin e Universitetit Amerikan në Prishtinë në vlerë prej katër milion e dyqind-mijë eurove (4.200.000).